Ambasadori amerikan në Twitter: Hiqeni taksën
Richard Grenell, ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se Kosova duhet të bëjë progres dhe se kjo, sipas tij, nënkupton “heqjen e tarifave”.
Duke iu përgjigjur një komenti të presidentit Hashim Thaçi në Twitter, i dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbisë, tha se këtu duhet të përfshihet edhe “heqja e tarifave” ndaj mallrave serbe.
“Faleminderit zotëri President. Duhet të bëjmë progres – i cili përfshin heqjen e tarifave”, ka komentuar Grenell.
Grenell u takua dje me presidentin Thaçi, ndërsa sot pritet të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën.