Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim për qytetarët e saj
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë thirrje për qytetarët që të përcjellin me kujdes njoftimet që bëhen nga Qeveria e Kosovës, për masat që duhet ndërmarrë me rastin e hyrje-daljeve nga Kosova.
Po ashtu, për të gjithë qytetarët që kanë pasaporta gjermane dhe udhëtojnë në Kosovë, luten që të përcjellin me vëmendje udhëzimet e bëra nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, duke klikuar KËTU.
Njoftimi i plotë:
❗️Njoftim
Të nderuar qytetarë
gjatë muajve të pushimeve në Gjermani ju lutemi që të përcillni me kujdes njoftimet që bëhen nga Qeveria e Kosovës për masat që duhet ndërmarrë me rastin e hyrje daljeve nga Kosova.
Njëkohësisht, për të gjithë qytetarët që kanë pasaporta gjermane apo lejeqëndrim (Aufenthaltsgenehmigung) në Gjermani dhe udhëtojnë në Kosovë, ju lutemi përcillni me vëmendje udhëzimet e bëra nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në linkun mëposhtë: