Ambasada e konfirmon anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë e ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Ioëas, gjeneralit Timothy Orr.
Ky konfirmim i ambasadës amerikane ka ardhur pasi një ditë më parë FaktePlus raportoi atë që tha këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, i cili edhe bëri të ditur se gjeneral majori Timothy Orr e ka anuluar vizitën në Kosovë.
Arifaj ka thënë se njoftimin për anulimin e vizitës së gjeneralit Orr e kanë marrë nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili ka pasur takim me zyrtarët e ShBA-së në Ambasadën në Prishtinë.
E sot zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, Richard Mei ka thënë për Koha.net se anulimi i vizitës ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka thënë Mei.