Ambasada amerikane në Kosovë ka një thirrje për të gjithë qytetarët
Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të informohen saktë rreth lajmeve për pandemin COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter, ambasada ka kërkuar që të informohen nga webfaqjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Derisa të gjithë jemi duke vazhduar të marrim një ortek informacionesh mbi COVID-19, është e rëndësishme t’i shikojmë faqet që kanë reputacion sic është Ministria e Shëndetësisë, për të mësuar lajmet aktuale”, shkruan Ambasada e Amerikës.
Ndër tjera ata kanë bërë thirrje tek qytetarët që të qëndrojnë të sigurt sepse bashkë do t’ia dalim.