Alpinisti që gjeti gurë të çmuar në Mont Blanc mund ta mbajë gjysmën e tyre
Alpinisti që gjeti gurë të çmuar në Mont Blanc do të mund të mbajë gjysmën e kësaj gjetje që kap vlerën e 150 mijë euro, pasi autoritetet nuk arritën të gjenin pronarin e tyre.
Alpinisti kishte gjetur emeraldë dhe safirë në malin në Francën në vitin 2013, dhe tash i është lejuar të mbajë gjysmën e atyre gurëve, sipas një postimi në Facebook të këshillit Chamonix-Mont-Blanc, raporton CNN.
Ekspertët kanë ndarë në mënyrë të barabartë këtë gjetje, mes alpinistti dhe këshillit lokal, ku vlera e secilës gjysmë është nga 75 mijë euro, është thënë nga zëdhënësi i këshillit të martën.
Këshilli ka vendosur gurët e çmuar në Muzeun Chamonix Crystal, që ka qenë nën renovim dhe pritet të rihapet më 19 dhjetor.
Këshilli ka thënë se gurët e çmuar ishin duke u transportuar në aeroplanin Air India Boeing 707, që u rrëzua në Mopnt Blanc në vitin 1966, ku 117 persona vdiqën.
Rrëzimi i aeroplanit ishte bërë temë e teorive konspirative, ku thuhej se aeroplani, që po transportonte babain e industrisë nukleare të Indisë, Homi Bhabhan, ishte qëlluar nga një aeroplan ushtarak apo një raketë.
Një aeroplan tjetër i Ai Indias, u rrëzua në të njëjtën zonë në vitin 1950, ku humbën jetën të gjithë 48 personat sa ishin në të.
Në korrik të vitit 2020, një grumbull i gazetave të ruajtura të vitit 1966, doli nga shkrirja e një akullnaje në Francë.
Një nga gazetat ishte India National Herald e 20 janarit, ku njoftonte për zgjedhjen e Indira Gandhit si gruaja e parë kryeministre në Indi.