Allegri tek Man.United? Kështu përgjigjet trajneri italian
Massimiliano Allegri ka pranuar se është duke e mësuar gjuhën angleze kur u pyet për zërat që janë duke e lidhur me postin e trajnerit te Manchester Unitedi.
Manchester Unitedi thuhet se është afër të arrijë marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për ta zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Zëri.info.
Tani Allegri ka pranuar se është duke e mësuar gjuhën angleze – dhe shpreson që ta kryejë këtë ‘shkollë’ sa më shpejt që të jetë e mundur.
Trajneri Italian, 52-vjeçar, mund të vie në krye të Manchester Unitedit, skuadër e cila nga tetë ndeshjet e para, renditet vetëm në vendin e 12-të në tabelën e Premierligës me 15 pikë larg vendit të parë.
Allegri është larguar nga Juventusi në verë dhe ka planifikuar një pushim afat-gjatë ashtu sikur Pep Guardiola në mes të vitit 2012 dhe 2013.