Aliu nuk i bie pishman: Kosova për mua është projekt i përkohshëm deri në bashkim me Shqipërinë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vazhdon t’i qendrojë prapa deklaratës së tij që ‘shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm’.
Aliu tha se Kosova është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë, shkruan Sinjali.
“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, tha Aliu në Klan.
Ndërkaq, për deklaratën e Aliut, kryeministri Albin Kurti, tha se është njoftuar nga zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu.