Alisson fiton çmimin e portierit më të mirë në botë
Portieri i Liverpool dhe kombëtares së Brazilit, Alisson, është shpërblyer me çmimin ‘Yachine’, shkruan lajmi.net.
‘France Football’ i ka dhënë portierit të ‘Reds’ çmimin si portieri më i mirë në botë, çmim ky i merituar nga braziliani.
Alisson fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpool, si dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Brazilit.
Alisson pati në konkurrencë emra si Ter Stegen, Jan Oblak e Ederson.