Alisson Becker hero i Liverpoolit, shënon golin e fitores ndaj WBA-së
Liverpooli ka fituar 2-1 në udhëtim te West Bromwich Albion në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
Portieri Alisson Becker me një gol në sekondat e fundit të kohës shtesë ia siguroi Liverpoolit fitoren 2:1 kundër West Bromit, duke ia mbajtur gjallë shpresat skuadrës së Jurgen Kloppit për top katërshe në Premierligë.
Liverpooli po barazonte 1:1 me West Bromin pas golave nga Hal Robson-Kanu dhe Mohamed Salah, para se portieri brazilian të shënonte me kokë nga një korner në minutën e 94-të në The Hawthorn.