Alex Telles infektohet me COVID-19
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Alex Telles ka rezultuar pozitiv me coronavirusit e njohur si COVID-19.
Manchester Unitedi mposhti RB Leipzigun me rezultat 5-0 në takimin e Grupit H, duke betonuar pozitën e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.
Shënuesit e Unitedit në këtë ndeshje ishin Mason Greenwood (21’), Marcus Rashford (74’, 78’, 90+) dhe Anthony Martial (87’).
Në këtë ndeshje, Unitedi pati disa mungesa, ku njëra nga to ishte e mbrojtësit të krahut të majtë, Telles, i cili së fundmi ka filluar ta fitojë vendin e titullarit.
Megjithatë, mungesa e tij ishte e arsyeshme pasi braziliani tashmë është i infektuar me COVID-19.
Është trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskajer, i cili ka konfirmuar infektimin e lojtarit, pas ndeshjes me RB Leipzigun.
Njoftimi ka ardhur edhe nga faqja zyrtare e Djajve të Kuq.