Albulena Haxhiu tregon se ku do të fokusohet Qeveria e re
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka treguar se ku do të jetë fokusi i qeverisë së re e cila u nënshkrua mes VV-së e LDK-së.
Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook Haxhiu tregon se kjo qeveri do të jetë në shërbim të qytetarëve , dhe fokusi i saj do të jetë në zhvillimin ekonomik të vendit, në drejtësi, arsim dhe shëndetësi.
VV do t’i realizojë zotimet e saj pavarësisht sfidave që do t’i kenë, përfundon Haxhiu.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut
Sipas raportimeve pritet që Albulena Haxhiu të vazhdojë të mbetet Ministre e Drejtësisë edhe pas ndryshimeve të fundit që janë bërë për arritjen e kësaj marrëveshje.