Albulena Haxhiu publikon shpenzimet e saj dhe të Abelard Tahirit për dy muaj qeverisje
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu siç paralajmëroi gjatë javës së kaluar ka bërë publikimin e shpenzimeve të kabinetit të saj, që kur erdhi në këtë post.
Shefi i kabinetit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu ka publikuar shpenzimet gjersa ka shkruar se kjo po bëhet për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish-ministrit të kaluar.
Shpenzimet e para që kanë publikuar janë ato për derivate.
“Për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit të kaluar, dhe për hirë të transparencës të cilën kemi filluar ta instalojmë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi vendosur që t’i publikojmë të gjitha shpenzimet e kabinetit të ish ministrit duke krahasuar me shpenzimet e kabinetit tonë”, ka shkruar ai.
Nga shifrat del de ish ministri Abelar Tahiri për 4 muajt e parë të mandatit ka bërë rreth 6232 kilometra dhe ka shpenzuar rreth 1240 europër derivate, gjersa ministrja aktuale në detyrë për dy muaj ka shpenzuar 84.7 euro, për 550 km.
Për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit të kaluar, dhe për hirë të transparencës të cilën…
Julkaissut Blerim Sallahu Tiistaina 7. huhtikuuta 2020