Albulena Haxhiu kërkon nga organet e rendit të zbardhin sulmin ndaj gazetarëve
Ministrja e Drejtësisë. Albulena Haxhiu, ka reaguar për sulmin ndaj tre gazetarëve të gazetës Blic që iu bë sot në veriun e Kosovës.
Ajo thotë se organet e rendit duhet ta zbardhin sa më shpejtë këtë akt kriminal e që përveç tjerash është edhe cenim jo vetëm i gazetarisë, por edhe lëvizjes së lirë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Me shqetësim e mora lajmin për sulmin ndaj tre gazetarëve të Gazetës Blic sot në veriun e Mitrovicës.
Dua që përmes këtij reagimi të ftoj organet e rendit të zbardhin sa më shpejtë këtë akt kriminal e që përveç tjerash është edhe cenim jo vetëm i gazetarisë, por edhe lëvizjes së lirë.
Na ka rënë shpesh të theksojmë këto ditë, megjithatë nuk është e tepërt të thuhet sërish që liria e mendimit, fjala e lirë e kësisoj gazetaria dhe shpalosja e së vërtetës jo që nuk guxojnë të sulmohen, por janë nevojë e domosdoshmëri.
E vërteta gjithmonë duhet të thuhet e të shpaloset, ndërkohë institucionet tona do ta garantojnë një gjë të tillë.
Me shqetësim e mora lajmin për sulmin ndaj tre gazetarëve të Gazetës Blic sot në veriun e Mitrovicës.Dua që përmes…
Julkaissut Albulena Haxhiu Maanantaina 23. maaliskuuta 2020