Albulena Haxhiu akuzon Thaçin e Mustafën për rrëzimin e qeverisë
Ministrja në largim e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria u rrëzua me mocionin e planifikuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kreu I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ajo tha se LDK iu kthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vjet.
Gjithashtu, Haxhiu akuzoi LDK’në se e tradhtoi besimin e qytetarëve.
Në fund, Haxhiu u tha qytetarëve të mos dëshpërohen sepse do të kthehen edhe më fuqishëm.
Më poshtë gjeni shkrimi i plotë të Haxhiut.
Të dashur qytetarë,
Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.
Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.
Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.
LDK sikur edhe herëve të tjera iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.
Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.
Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm e edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!