Albin Kurti shkarkon Avdullah Hotin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e dytë në detyrë, Avdullah Hotin.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z. Avdullah Hoti.
Këtë vendim e ka marrë të mërkuren pas mesnate, jo shumë kohë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë e tij.
“Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruan në vendimin e shpërndarë për medie, teksa bëhet e ditur se ai hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryeministri.