Albin Kurti i kalon para Ramush Haradinajt dhe nuk i flet (VIDEO)
Atyre u ra që ta shohin njëri – tjetrin shumë afër, por zgjodhën as të mos përshëndeten.
Intervistat e tyre janë realizuar njëra pas tjetrës, e dy kandidatët kanë pasur rastin të takohen gjatë ndërrimit në studio.
Kurti, pasi ka kryer intervistën për përcjellë në dalje, ku shihet se ai nuk pati vullnet ta përshendet kundërkandidatin e tij, që është kryeministër në detyrë.
Haradinaj në ato qaste ishte i ulur në një nga tavolinat jashtë studios bashkë me ekipin e tij.
Në videon e mëposhtme mund të shihni kalimin e Kurtit afër Haradinajt, pa u përshëndetur me njëri – tjetrin.
Kurti e Haradinaj gjatë periudhës 2015- 2017 përbënin bashkë opozitën dhe kishin raporte të mira mes vete. Madje së bashku kishin organizuar protesta kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe.
Ndërkaq në fushatën ku të dy janë pretendentë për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e 6 tetorit, të dy kanë ashpërsuar gjuhen me njëri – tjetrin.
Kurti sot në Pressing ka thënë se Haradinaj dha mbi tetë mijë hektarë tokë Malit të Zi, për karrigen e kryeministrit.
Pak minuta më vonë iu kundërpërgjigj Haradinaj duke thënë se ‘Kurti është mashtrues”.