Albi Mall, vendi ku ‘lulëzon’ koronavirusi
Sot, e diel, dita e fundit e javës, është shfrytëzuar për qytetarë të shumtë që të kalojnë në një ambient të mbyllur, e që cilësohet si vendi me rrezikshmërinë më të larët për tu infektuar me koronavirus.
Në disa fotografi që ka bërë fotografi i lajmi.net, shihet që në këtë qendër tregtare nuk po respektohet as distanca e besa qytetarët nuk kanë të vendosura as maskat.
Siç ka njoftuar fotografi, në ambientet e Albi Mall për momentin nuk ka asnjë polic që po inspekton atë zonë.
Mes tjerash për të hyrë në dyqane, që janë pjesë e qendrës tregtare, janë bërë kolona të gjata me njerëz, të cilët presin për të hyrë për nevojat e tyre.