Albërije Hadërgjonaj tregon me detaje të gjitha ndërhyrjet që ka bërë
Albërija ka folur hapur në një seri videosh për ndërhyrjet që ka bërë në dukjen e saj.
Ajo komplimentohet shumë për dukjen e saj dhe kujdesin ndaj vetes.
Megjithatë, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj shpesh është kritikuar se ka bërë shumë ndërhyrje kirurgjike.
Kështu, ajo ka vendosur që të tregojë se çfarë ndërhyrje bën në të vërtetë në fytyrën e saj.
Në një seri videosh në Instagram, Albërija ka shpjeguar nga ordinanca e doktorit që përkujdeset për të se në cilat pjesë të fytyrës ka ndërhyrë dhe cili është tretmani i radhës që do të bëjë.
Me këtë rast, këngëtarja i ka sugjeruar të gjitha grave që të kujdesen për veten dhe t’i ndalojnë rudhan pasi të bëjnë një moshë të caktuar, pasi kjo nuk është një gjë e gabuar.