Albatrit Muqiqi bëhet baba, vijnë në jetë binjakët
Këngëtari i dashur për publikun Albatrit Muqiqi është bërë baba sërish mëngjesin e sotëm.
Gruaja e tij, Egzona, ka sjell në jetë binjakë, një vajzë dhe një djalë.
Binjakët morën emrin Elia dhe Erald, e këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Albatriti përmes një fotografie pranë bashkëshortes dhe fëmijëve në rrjetin social Instagram.
“Sot është dita më e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë, falënderimi i takon vetëm Allahut. Pasi shëndetin e gjithë botës zemrat e mia, Elia dhe Erald”.
Çifti përndryshe kanë edhe një vajzë tjetër, Amelia, e cila është lindur në maj të vitit 2017.