Albani dhe Miriami bëhen prindër për herë të dytë, ky është emri që ia kanë vendosur djalit
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani jnaë bërë prindër për herë të dytë, Ameli bëhet motra e madhe e Duam.
Miriam Cani ka sjellë në jetë djalin e saj, i cili është fëmija i dytë me bashkëshortin Alban Skenderaj.
Këngëtari përmes një postimi ka dhënë lajmin e gëzueshëm, duke shkruar disa fjalë shumë të bukura për të birin e posalindur.
Çifti i kanë vënë vogëlushit emrin Duam, emër ky që ka edhe kënga e tyre me të cilën e kurorëzuan dashurinë shumë vjeçare me martesë vetëm para disa muajve.
Ata kanë zbuluar se janë duke pritur fëmijën e dytë në koncertin e mbajtur në Prishtinë, ‘Hapësira e një ëndrre’, me shumë emocioneve dhe duartrokitjeve.
Dyshja janë prindër të një vajze 4 vjeçare e cila ka emrin Ameli.