Alban Shillova flet pas rikthimit në fushat e blerta, ka një mesazh edhe për sfidën ndaj Ballkanit
Sulmuesi i Prishtinës, Alban Shillova, pas disa muajve mungesë për shkak të lëndimit të dielën është kthyer në fushat e blerta.
Shillova zhvilloi 25 minuta në humbjen e Prishtinës të nga Gjilani me rezultat 2-0.
Ai në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka folur për rikthimin e tij në fushë si dhe për mundësinë ideale që e pati në sfidën ndaj gjilanasve.
Tutje ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Ballkanit, ku tha se në Suharekë shkojnë për pikë të plota.
“Tani na pret ndeshja të mërkurën me Ballkanin. Mision i vështirë, por jo i paarritshëm. Ne shkojmë për pikët e plota për çka kam besim të plotë në grupin e lojtarëve që kemi pasi këtë gjë e kanë dëshmuar me lojë. Ne na duhet të na përcjell pak edhe fati më shumë, sidomos më shumë se sa në ndeshjen e djeshme”, përfundoi Alban Shillova.
Ballkani – Prishtina zhvillohet në mërkurën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.