Alba “çmend” rrjetin, me këmbët përpjetë në pozicion të sikletshëm
Balerina e njohur, Alba Hoxha, është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.
E tani që ndodhet në izolim për shkak të koronavirusit, Alba realizon video të ndryshme e mjaft interesante.
Së fundmi, ajo ka bërë një video me programin që po çmend gjithë të rinjtë, TikTok. Me këmbët ngritur dhe kokën poshtë, Alba Hoxha ka dhuruar një koreografi të lezetshme, që ka shkrirë së qeshuri fansat.
Por një ndjekëse i shkruan se po imiton Klaudia Pepën: “Alba më duket mua apo imiton Klaudia Pepën??? Ki parasysh një gjë: kopja nuk është asnjëherë më e mirë se origjinali!”.
Kujtojmë se ballerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka hedhur kohët e fundit disa video të ngjashme, duke rrëmbyer vëmendjen me veçantinë e saj.