Alarmon ish- gazetarja: Projektet Amerikane janë stopuar, stafi amerikan po ikë nga Kosova
Ish- gazetarja e njohur kosovare, Erza Vela, e cila tash e një kohë punon në disa projekte të financuara nga Amerika, ka ngritur një shqetësim lidhur me raportet e fundit të krijuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Gazetarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se qeveria Amerikane i ka ndërprerë projektet dhe ka stopuar të gjitha aktivitetet.
Vela tregon se Shtetet e Bashkuara i kanë ndërprerë financat, dhe një pjesë e madhe e punëtorëve në këto aktivitete kanë mbetur pa punë.
Madje ajo thekson se ka rrezik që këto projekte të anulohen plotësisht.
Ky është postimi i plotë i Erza Velës:
“Pa dashte me hy ne politike, po du vec me thone qe jam pjese e dy projekteve qe financohen nga Amerika, dhe qe te dy i kane stopu te gjitha aktivitetet – dmth krejt ekipa s’jemi tu punu se na i ka nale Amerika paret. Stafi nderkombetare eshte udhezu me shku ne vendet e veta. Hapi i ardhshem eshte me u anulu projektet plotesisht. Dmth, perkunder qe ekspertet fejsbukor po thojne qe s’na len neve Amerika, po ju tregoj prej vendit te ngjarjes qe vec ka nise me na lone. Just saying”.