Alarm për bombë në qendër të Prishtinës
Në rrugën “Luan Haradinaj”, në afërsi të Stacionit të Policisë Qendra në Prishtinë, po dyshohet për një mjet shpërthyes.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast.
“Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes. Për më shumë ju njoftojmë më vonë pasi të marrim më shumë informata”.
Momentalisht kjo rrugë është e bllokuar për qarkullim dhe njësitet e Policisë janë në vend të ngjarjes.