Alarm i rrejshëm për rrëmbim të avionit në Amsterdam
Kompania ajrore e prekur nga një alarm për rrëmbim aeroplani, “AirEuropa”, ka njoftuar se alarmi ka qenë i rrejshëm.
“Në fluturimin Amsterdam – Madrid, këtë pasdite është aktivizuar, gabimisht, një lajmërim që nxit protokollet për rrëmbim”.
“Asgjë s’ka ndodhur, të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe presin që t’i vazhdojnë fluturimet së shpejti. Kërkojmë thellësisht falje”, thuhet në njoftimin e avio-kompanisë “AirEuropa”.