Alan Shearer zgjedh formacionin e javës në Premier League
Alan Shearer, një legjendë e futbollit anglez, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës në Premier League, referuar ndeshjeve të javës së parë në këtë kampionat tepër të ndjekur në botë.
Kujtojmë se “big”-ët e nisën me fitore, si Liverpool, Manchester City, Arsenal, Manchester United. Vetëm Chelsea u turpërua në start, përballë “Djajve të Kuq”, me rezultatin 4-0.
Një sinjal për Frank Lampard se ai stol është si “karrige elektrike”, jo më kot ka ngrënë kokat e trajnerëve të njohur (Conte dhe Sarri, më të fundit), jo më të një debutuesi si ai.
Më poshtë, përmes videos përkatëse mund të njiheni me 11-shen më të mirë të javës, sipas shijeve të Alan Shearer dhe modulit 4-3-3: Pickford (everton) – Pieters (Burnley), Maguire (Man UTD), Dunk (Brighton & Hove Albion), Walker (Man City) – Sterling (Man City), Guendouzi (Arsenal), Rodrigo (Man City) – Rashford (Man UTD), Kane (Tottenham), Barnes (Burnley).
Sikurse e shihni, dominojnë kampionët në fuqi të Anglisë, me tre përfaqësues. /FaktePlus