Aktorja turke i këndon këngë dashurie “Ymytit”
Gaye Turgut është një aktore profesionale, e cila arrin që me çdo rol t’i rrëmbej zemrat e publikut. E njohur përtej kufijve të Turqisë Gaye u bë fal rolit të “Baharit” tek seriali “Më fal”, i cili transmetohet në disa vende të botës.
Gjithashtu 32 vjeçarja vlerësohet shumë edhe për thjeshtësinë e saj dhe kujdeset që në çdo paraqitje të duket bukur por, asnjëherë të mos dal nga vetja e saj.
Ajo asnjëherë nuk heziton të publikojë fotografi nga momentet që ajo i kalon me bashkëshortin e saj. Në rrjetin social Instagram, aktorja ka postuar një video me burrin e saj, Deniz Evin, teksa i këndon muzikë dashurie. Ju mund ta shihni se sa të lumtur janë pranë njëri-tjetrit.
Kujtojmë se, Gaye është martuar në vitin 2013 me aktorin e njohur, Deniz Evin i cili për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e tij të “Ymyti” në serialin “Më fal”. Në këtë serial dyshja janë motër e vëlla.