Aktori Kreshnik Ibrahimi në prag të ndërrimit të moteve ndihmoi 20 familje në komunën e Gjakovës, Deçanit dhe Malishevës
Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi, ka mbajtur 3 shfaqje-komedi në qytetin e Deçanit, Malishevës dhe së fundi Gjakovës.
Të hyrat nga këto shfaqje i ka dërguar për familjarët nevojtare në këto komuna.
Përveç pakove ushqimore, aktori i njohur si ‘Tigri’ këto familje i ka ndihmuar edhe me të holla.
5 familje janë ndihmuar në Malishevë dhe 8 familje janë ndihmuar në Deçan.
Ndërsa sot janë ndihmur 7 familje në komunën e Gjakovës.
Aktori ka falënderuar Zotin dhe publikun pasi ka shpërndare këto ndihma.