Aktori kosovar dhe ambasadori Grenell kanë diçka të përbashkët
U bë i njohur si aktor në serialin “Cimerat” e pastaj vazhdoi rrugën e artit edhe si regjisor për të krijuar me dhjetëra filma që kanë garuar dhe fituar çmime në festivalet vendore dhe ndërkombëtare.
Fjala është për Xhelal Haliti i cili te “Cimerat” ishte i njohur si Flamuri.
Por ai më pas sikur e la paska anash aktrimin, dhe iu fut botës së politikës, ku prej themelimit të Lëvizjes Vetëvendosjes në Lipjan është një ndër anëtarët kryesor dhe më të zëshëm të këtij subjekti.
Flamuri i “Cimerave” në zgjedhjet e fundit kandidojë edhe për deputet por nuk arriti të marrë votat e qytetarëve.
Megjithatë ai nuk duhet të dëshpërohet pasi ka një gjë të përbashkët të “frikshme” me një nga politikanët më të fuqishëm në botë.
Flamuri i “Cimerave” i ngjan jashtëzakonisht shumë ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Aq të ngjashëm thuajse janë vëllezër binjakë.