Aktori Ilir Tafa lëndohet gjatë shfaqjes “Bretkosa”, rrezikon xhirimet në Sarajevë këtë të diel
Sot ne teatrin kamertal në AAB është dhënë repriza e shfaqjes Bretkosa. Por për dallim nga reprizat tjera sot aktori kryesor i shfaqjes Ilir Tafa është lënduar gjatë lojes kur është thyer një xham.
Më këtë rast aktori Tafa e ka vazhduar shfaqjen sikur mos te kishte ndodhur asgjë.
Lajmin për FaktePlus e kanë konfirmuar ekipi i shfaqjes “Bretkosa”.
Një pjesë e xhamit të thyer aktori e ka hequr nga dora pas përfundimit të shfaqjes.
Me këtë lëndim aktori Ilir Tafa rrezikon edhe xhirimet në Sarajevë me datë 22 prill, në filmin e Mirolsav Mandic, i quhet ‘’Kadifice,,. /FaktePlus