Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë
Burak Ozcivit është një prej aktorëve turk më të njohur dhe i simpatizuar nga publiku i tij sidomos vajzat.
Ai njihet për rolin e tij në serialin “Kara Sevda’” ku mori zemrën e shumë shikuesve.
Para dy ditësh aktori zeshkan u bë baba për herë të parë me bashkëshorten e tij, Fahriye Evecen.
Ata u gëzuan me një djalë të cilin e quajtën Karan.
Çifti nuk publikoi asnjë foto të djalit, fakt ky që zgjoi kureshtjen e shumë njerëzve për ta parë.
Kompani shumë të mëdha ofruan miliona vetëm për një foto të djalit të tij.
Kompania në Katar dhe Uzbekistan kanë ofruar 2 milion lira turke për foton e djalit përderisa prindërit akoma nuk kanë vendosur nëse do ta publikojnë apo jo .