Aktivisti i opozitës në Azerbajxhan gjendet i vdekur
Aktivisti i opozitës nga Azerbajxhani, Bayram Mammadov, është gjetur i vdekur në Stamboll në rrethana të panjohura. Policia turke i ka nisur hetimet për këtë rast.
Miqtë e tij shkruan në rrjetet sociale të martën se trupi i lëvizjes rinore opozitare “NIDA” në det dy ditë më parë, shkruan Free Europe.
Një nga miqtë e aktivistit të vdekur, Elgih Qahraman, i tha agjencisë Turan se policia është duke e hetuar rastin dhe se është duke i marrë në shqyrtim të gjithë skenarët e mundshëm.
Mammadov, bashkë me një aktivist tjetër pro-demokracisë, Giyas Ibrahimov, kishte marrë vëmendje të madhe në maj të vitit 2016, pasi e kishte shkruar mbishkrimin “Gëzuar Ditën e Skllevërve” në një monument në Baku për presidentin e ndjerë të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev, baba i presidentit të tanishëm, Ilham Aliyev.
Të dy këta aktivistë ishin dënuar me dhjetë vite burgim nën akuzën për marrje me drogë. Akuzat ishin mohuar nga të dënuarit. Mammadov kishte deklaruar se ishte torturuar për të dhënë dëshmi.
Organizata e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, ka thënë se akuzat ndaj aktivistëve ishin të fabrikuara me qëllim të ndëshkimit për shkak të aktivitetit politik.
Në mars të vitit 2019, presidenti Ilham Aliyev ia kishte falur dënimin Mammadovit bashkë me 400 persona të tjerë