Aktakuza nga Specialja – Thaçi reagon për herë të parë
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë prejse u bë publike propozim-aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila e akuzon atë edhe Kadri Veselin për krime lufte dhe vepra të tjera penale.
Presidenti ka reaguar për herë të parë. Mirëpo Thaçi nuk ka folur e ka shkruar për zhvillimet e fundit. Ai vetëm ka rifreskuar fotografinë e ‘cover’ në rrjetin social Facebook.
Ai aty ka lënë një fotografi me emblemën e UÇK-së.
Kujtojmë që Thaçi në momentin e publikimit të propozim-aktakuzës ishte rrugës për në Washington. Por, u kthye prapa dhe bisedimet e parapara me delegacionin serb u anuluan.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.