Aksioni për rastin “Subvencionet”, këta janë katër zyrtarët e arrestuar në komunën e Istogut
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke realizuar një operacion policor në komunën e Istogut, ku janë arrestuar katër zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë.
Sinjali mëson se të arrestuarit janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi. Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë janë me kontratë mbi vepër.
Të arrestuarit tashmë janë në stacion policor, ku po intervistohen.
Kujtojmë se aksioni “Subvencione 2021”, ka filluar muaj më parë në disa qytetete të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë e qytetarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.
Aksion i Policisë për rastin “Subvencionet”, disa të arrestuar
Ndryshe, janë arrestuar mbi 20 zyrtarë nën dyshimin për abuzime me subvencione në AZHB. Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.
Arrestimet e para kishin ndodhur në muajin shkurt