Aksion policor, arrestohet katër persona për organizim të bixhozit të paligjshëm
Ekipi i hetuesve nga Stacioni Policor Istog, në konsultim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Lidhur me këtë aktivitet, siç njofton Policia e Kosovës edhe janë shoqëruar në Stacionin Policor në Istog katër persona të dyshuar:
- H. lindur me 19.09. 1994
- B. lindur me 06.12. 1991
- H. lindur me 08.02. 1988
- G. lindur me 05.04. 1996
Bëhet e ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar katër (4) telefona mobil si dhe tre (3) kompjuter (lap-top), ndërsa me urdhër të Prokurorit Shtetit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus