Aksion i Policisë, gjenden armë të ndryshme në një shtëpi
Policia e Kosovës, më saktësisht njësia e hetimeve në Stacionin Policor në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit janë në posedim të armëve ilegale.
Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë:
B. H. i lindur në vitin1970 , M/Sh/Kosovar, dhe
F. H. i lindur në vitin1976 , M/Sh/Kosovar
Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta, është bërë realizimi i urdhër – kontrollit, përcjell FaktePlus.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B. H. janë gjetur dhe sekuestruar:
Një Pushkë ‘Mitralez i lehtë’
7 (shtatë) copë të cal. 7,62×39 me rrethatore
Një pushkë për gjuajtje, punim dore, pa nr. serik
20 ( njëzetë) fishekë cal. 7,62×2
Një karikator i ‘AK’- 47
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H., është gjetur dhe sekuestruar
Një pushkë automatike 20 (njëzetëshe) dhe
Një karikator i ‘AK’-47
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve/FaktePlus