Aksion i madh kundër “fajdes” në Prishtinë, katër të arrestuar deri më tani
Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar sot një aksion kundër fajdes.
Bastisjet janë kryer në orët e para të mëngjesit së sotëm, me ç`rast janë arrestuar katër persona të dyshuar.
Nga Prokuroria kanë paralajmëruar se ndaj të arrestuarve do të ndërmerren edhe veprime të tjera ligjore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së. Ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore. Lidhur me zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.