Aksidentohet një veturë në rrugën “Luan Haradinaj”
22/01/2021, 15:55
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15 e 30.
Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se pos dëmeve materiale që ka pësuar një veturë, nuk ka persona të lënduar.