Aksident trafiku tek konviktet në Prishtinë
02/06/2020, 9:02
Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar kështu radhë të gjata të veturave në atë pjesë.
Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.