Aksident trafiku në Fushë Kosovë, dy persona të lënduar
Dy persona janë lënduar nga një aksident trafiku sot rreth orës 15:00 në lagjen “Dardania”, Fushë Kosovë,
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Flora