Aksident trafiku me të lënduar në rrugën Gjilan – Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit.
Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar për FaktePlus se në këtë aksident lëndime kanë marrë tre persona.
“Rreth orës 11:00 ne rrugën Gjilan – Prishtine, saktësisht në afërsi te liqenit te Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Ne këtë aksident lëndime. Trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. FaktePlus.