Aksident në Zahaq, nga katër të lënduar njëri në gjendje të rëndë
Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Zahaq.
“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMW’, si pasojë e aksidentit 4 (katër) persona kanë pësuar lëndime trupore, 3 (tre) nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa 1 (një) nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në komunikatë.
Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.