Aksident në Vetërnik, kamioni godet veturën
Një aksident trafiku ka ndodhur në Vetërnik, afër Albi Mall në Prishtinë.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Persona nga vendi i ngjarjes tregojnë se kamioni e ka goditur veturën, duke e hedhur atë disa metra larg.
Nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.
Ndryshe reshjet e shiut gjatë ditës e kanë vështirësuar qarkullimin e veturave në kryeqytet.