Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona
Pesë persona janë lënduar sot rreth orës 18:30 në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut./FaktePlus