Aksident në Prishtinë, taksi godet një veturë zyrtare
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Lexues të FaktePlus kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, dhe kanë treguar se një veturë taksi ka goditur një veturë zyrtare.
Pamje të këtij aksidenti shihen edhe në fotot e dërguara. Nga ky aksident nuk ka pasur njerëz të lënduar.