Aksident në Podujevë, lëndohen shtatë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Podujevë, ku si pasojë lëndime kanë marrë shtatë persona.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar në QKUK.
“I dyshuari mashkull K/shqiptar duke ngasur automjetin është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët ishin në veturë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport./FaktePlus/