Aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, krijohet kolona të gjata
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, respektivisht në fshatin Miradi e Ulët.
Në vendin e ngjarjes pritet të vijnë ekipet policore ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar.
Një lexues i FaktePlus, ka dërguar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes ku nga ky aksident shihet se janë krijuar kolona të gjata.
Për më shumë shihni këto pamje: