Aksident në magjistrale, ka edhe të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, afër fshatit Pestovë.
Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Nga këqyrja e vendit te ngjarjes shkaktar i aksidentit konsiderohet mosmbajtja e distancës ndërmjet dy veturave të përfshira në aksident”, ka thënë ai.