Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga ky aksident teksa ende nuk ka informacione nga Policia e Kosovës rreth aksidentit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti.