Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prishtinë, lëndohet një person
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët, Luan Haradinaj dhe Ukshin Hoti në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.